Thursday , June 4 2020
Lajmi i fundit

Abazoviq uron Ditën e komunës: Së pari të kemi shëndet dhe fat, ditët e mira do të vijnë

 

Dritan AbazovicKryetari i URA-së dr Dritan Abazoviq i uron kryetarit të komunës, kryetarit të kuvendit, këshilltarëve dhe qytetarëve të Ulqinit ditën e komunës tonë, e cila shënohen të shtunën e parë të muajit prill.

“Kësaj radhe muaji prill vjen ndryshe nga të tjerët që kujtojnë bedenat e Kalas shekullore. Rruget janë të zbraztë, ndërsa shtëpitë janë plotë. Shpresojmë që nga kjo situatë e vështirë që na ka kapluar, te dalim me te fortë dhe më të mençur. Me unitet dhe disiplinë do ta fitomë këtë betejë. Ulqini do të jetë përsëri ai i mëhershmi, i qeshur me shpirt mesdhetar dhe kosmopolit” thuhet ne urimin e Abazoviqit.

“Pavarësisht nga pandemia e korona virusit administrata e Ulqinit ishte ne minimumin historik. Por, tani nuk është koha e kritikave, është koha e veprimeve të përbashkëta. Për këtë një falënderim i vecant shkonë për mjeket, zjarrefiksat, punonjësit e shërbimeve komunale, shërbimeve te rendit publik, sektorit civil, medijat, afaristet dhe humanistet e qytetit tonë. Mu per këtë, kjo e shtune e pare e prillit le të simbolizojë një fillim të ri, një fillim të cilin shumë e shumë vite e presim. Të jemi të denjë të parëve dhe historisë tonë” shtoi Abazoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top