Monday , March 25 2019
Lajmi i fundit

abc news: LOPËT E EGRA SULMOJNË BANORËT NË KUFI ME MALIN E ZI

KravarNjë rrëfim i pazakontë vjen nga fshatrat në kufi me vendin fqinj, Malin e Zi. Mediat malazeze kanë raportuar për sulme nga lopët e egra, që janë pronë e një shqiptari në Anën e Malit.

Banorët e fshatit Kravar të Ulqinit i cili ndodhet në kufi me Shqipërinë po sulmohen nga lopët. Ato janë pronë e një shtetasi shqiptar me emrin Shaip. Për këtë shkak 90 fëmijë prej tri ditësh nuk shkojnë në shkollë.

Prindërit thonë se kjo është një formë bojkoti pasi askush nuk po zgjidh problemin e madh me kafshët që lëvizin nga Shqipëria në pjesën e Malit të Zi nëpër fshatin e tyre dhe sulmojnë njerëzit dhe shkatërrojnë të mbjellat.

Qazim Aloshi, Kryetar i Bashkësisë Lokale Kravar, Mal i Zi: “ Dëm i madh që shkaktojnë. Shkollën nuk e kemi hapur për shkak të fëmijëve dhe frikës se mund të sulmohen nga lopet që dalin në rrugë”.

Ilmi Ceni banor i fshatit Kravar ka shkuar edhe në shtëpi të zotit të lopëve në zonën e Anës së Malit në territorin e Shqipërisë.

Ilmi Ceni, banor i fshatit Kravar, Mali i Zi: “ Më kanë shkatërruar resadin, jonxhen, çdo gjë kanë shkatërruar, barin e thatë , dy herë kam shkuar në shtëpi te zotërisë, ai nuk dëgjon, sikur të ishte pa kokë. Ai kërcënon, është trim i madh. Dikush duhet të marrë masa, jo ne, por dikush kompetent”.

Që Shaipi kërcënon konfirmohet edhe nga Ndërmarrja Komunale e Ulqinit, e cila është munduar të largoi kafshët shetitëse. Vitin e kaluar ia bllokuan tek streha por ia kthyen sërish pronarit.

Skënder Kaleziqi, Drejtor i Ndërmarrjes Komunale Ulqin: “Deri në ditën e sotme nuk kemi arritur sukses që këto kafshë t’i mbledhim e grumbullojmë, por aksioni vazhdon dhe ne nuk do ndalemi derisa të arrjmë sukses”.

Janë rreth 50 -60 krerë lopë të cilat lëvizin në zonën mes kufirit Shqipëri-Mali i Zi e për pasojë dëmtojnë edhe të mbjellat. Por fshatarët thonë se ato janë rrezik, pasi janë lopë të egra. /abcnews.al

 

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top