Administrata publike dhe shërbimet elektronike: NEVOJË E JETËS DHE E BIZNESIT MODERN

Qeveria e Malit të Zi vendosi si prioritet të vetin ndërtimin e një administrate publike efikase, racionale dhe transparente. Kjo administratë, siç theksojnë zyrtarët e shtetit, në hap me trendët modernë, do ta vendos qytetarin në rend të parë dhe do të përcaktojë një nivel të lartë të transparencës së institucioneve publike në epokën e teknologjive bashkëkohore të informacionit dhe komunikimit.

Në mënyrë sistematike këtë model e promovon dhe gradualisht e ndërton Bashkimi Evropian, me qëllim forcimin e rolit të tij në jetën e përditshme, respektivisht në gjetjen e zgjidhjeve inovative si themel për transformimin e shoqërisë së bazuar në dije.

Administrata publike ka për detyrë të ndihmojë në krijimin e parakushteve për pjesëmarrje më të lartë të qytetarëve, përmes teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Kjo do të përmirësojë dhe rrisë efikasitetin dhe efektivitetin e punës së të gjithë organeve të administratës dhe do t’i bëjë ata më të qasshme për publikun. Njëkohësisht, kjo do të ndikojë në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe cilësisë së jetës, duke lehtësuar komunikimin dhe ndërlidhjen e qytetarëve me administratën, si dhe duke nxitur efikasitetin dhe produktivitetin në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

FOTO 1_shqip_text 1

Kjo arrihet përmes promovimit të të ashtuquajturve “e-Shërbime, të cilët paraqesin një pikë unike të kontaktit dhe të shërbimeve të administratës publike në marrëdhëniet “administratë – qytetar” dhe “administratë – biznes”, duke mbrojtur maksimalisht të dhënat personale dhe sigurinë e informacionit.

Siç treguan rezultatet e një hulumtimi rajonal të zhvilluar kohë më parë, ‘e-Shërbimet’ janë të panjohura për një të tretën e qytetarëve të Malit të Zi, ndërsa 42 përqind e tyre pohojnë se nuk i përdorin asnjëherë, ndërsa hulumtimi të cilin e realizoi kompania IPSOS për nevojat e UNDP-së në Mal të Zi, tregon se 45% e personave të cilët dinë për portalin “e-Administrata” nuk e kanë përdor sepse më shumë iu konvenon të kryejnë punë përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Është interesante që 47% e qytetarëve të cilët përdorin internetin, asnjëherë nuk shfrytëzojnë e-shërbimet e administratës publike, edhe pse janë të njoftuar me këtë mundësi.

Në vend që punët e veta qytetarët në Mal të Zi t’i kryejnë përmes disa klikimeve on-line, ata vazhdojnë të mbesin në botën off-line, duke pritur në radhë para sporteleve.

Man Communicating With Female Receptionist

Procesin e zhvillimit të e-Shërbimeve e koordinon Ministria e Administratës Publike dhe, në bashkëpunim me organet tjera, punon në avancimin e shërbimeve ekzistuese dhe krijimin e shërbimeve të reja. “Këtë vit në mënyrë të konsiderueshme është përmirësuar sistemi i e-Pjesëmarrjes dhe përsëri është aktivizuar portali e-Peticioni (https://epeticije.gov.me/), të cilët shpresojmë që do të ndikojnë në transparencën më të madhe të punës së organeve të administratës shtetërore si dhe pjesëmarrjen më cilësore të qytetarëve në proceset e krijimit të politikave publike. Po ashtu, këtë vit përmirësuam edhe funksionalitetin e caktimit elektronik të takimeve, kështu që në periudhën e ardhshme, në bashkëpunim me organet do të dakordojmë shërbimet të cilët do t’i mundësojnë qytetarëve caktimin e takimeve për shërbimet të cilat ofrohen në sportelet e institucioneve dhe në këtë mënyrë të rritet cilësia e shërbimeve”, deklaroi ministrja Suzana Pribiloviq.

FOTO 3_text 1 (1)

 Në situatën kur qytetarët nuk janë sa duhet aktivë, e-Pjesëmarrja mund të jenë impuls nxitës i rëndësishëm për tërë shoqërinë, veçanërisht në nivelin lokal ku qytetarët zakonisht janë më të interesuar që të jenë aktivë. Pra, kjo është rruga e krijimit të qytetarit aktiv edhe në nivelet tjera.

Komunikimi më i mirë me qytetarët, plotësimi i kërkesave dhe i pritshmërive të tyre, në mënyrë të drejtpërdrejtë do t’u ndihmojë vendimmarrësve në planifikimin dhe realizimin e detyrave dhe politikave të përcaktuara, ndërsa njëkohësisht përballë vetes do të kenë qytetarë të kënaqur të cilët do ta vlerësojnë këtë.

Kjo formë e ndërveprimit të qytetarëve dhe biznesit me administratën shtetërore, përkatësisht  atë lokale, vlerësohet si një nga mekanizmat e rëndësishëm anti-korrupsion. Hulumtimet tregojnë që madje rreth 60% të kompanive mendojnë që e-Shërbimet zvogëlojnë korrupsionin!

Teksti u hartua në kuadër të projektit “ZËRI IM NË KOMUNËN TIME”, të cilin e realizon OJQ Horizonti i Ri në partneritet me OJQ “Ul info” dhe Bibliotekën e Qytetit – Ulqin. Projekti mbështet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, në kuadër të programit “e-Demokracia – merr pjesë, propozo, ndrysho”, në fushën e reformës së administratës publike. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e donatorit. Projekat, Projekti, Logo, Disclaimer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi