Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Afër Adës: FUNDOSET ANIJA ME VELA, SHPËTOHET EKUIPAZHI

Calm Sea, More, DetiNga Qendra Detare – Operative njoftuan se të dielën rreth orës 8 u informuan nga Kapedania e Portit në Tivar që në largësinë prej 11 miljesh nautike nga Ada e Bunës u fundos anije me vela “Zhardica”, me gjatësi 13,5 metër.

Në te ishin dy anëtarë të ekuipazhit të cilët kaluan në barkën ndihmëse me motor të prishur.

Pas marrjes së informatës, nga Porti i Tivarit u nis barka ndihmëse me ekuipazh tre anëtarësh dhe në vendngjarje mbërritën për një orë. Aty i morën dy persona më të moshuar, S.I. dhe M.I., të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Barka e vogël prej gome së bashku me dy persona u vendos në anijen për shpëtim dhe u transportua deri në Plazhin e Vogël, ku i priti Enti për Ndihmë Mjekësore Urgjente të Malit të Zi që ti ofrojë ndihmë.

Shtohet se aksioni efikas i kërkim – shpëtimit është bërë në koordinim edhe me qendrën në Tiranë, sepse anija me vela u fundos një milje largësi në ujërat territoriale të Shqipërisë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top