Tuesday , January 23 2018
Lajmi i fundit

Agjencia antikorrupsion: FOKUSI DO TË JETË NË NDIHMA DHE PUNËSIM

ASK AgencijaKëshilli i Agjencisë për parandalimin e korrupsionit në parim e pranoi Planin e kontrollit të fushatës për zgjedhjet e ardhshme në Ulqin, transmeton CdM.

Siç theksohet, udhëheqësisë së Agjencisë i është sygjeruar që të bëhet vlerësimi i ashtuquajtur i rrezikut në mënyrë që në fokus të jenë pikërisht ato organe të pushteti ku priten parregullësitë.

Anëtarët e Këshillit kanë sygjeruar realizimin e të ashtuquajturit “vlerësim të rrezikut”, në mënyrë që punonjësit në terren të synojnë pikërisht ato pozicione ku parregullësitë priten.

Gjatë fushtatës para zgjedhjeve në Berane dhe Ulqin do të kontrollohen 48 organe të pushtetit, prej të cilësve 21 institucione arsimore, ndërsa, siç ishte praktikë edhe deri tani, në fokus do të jetë ndarja e ndihmave dhe punësimi, njoftuan nga Dega për kontrollin e financimit të subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top