Friday , August 23 2019
Lajmi i fundit

Agrumet: KËTË VIT RRETH TRE MIJË TONË MANDARINA

02Në Shërbimin komunal për bujqësi vlerësojnë që prodhimi i sivjetshëm i mandarinave në Ulqin do të jetë rreth tre mijë tonë. “Prodhimi çdo vit është gjithnjë e më i madh dhe kemi arsye për kënaqësi”, tha këshilltari në këtë shërbim Gani Rexha.

Ai për “Dan” tha që ka filluar që tani vjelja e disa llojeve, që në Ulqin ekzistojnë dy qendra blerëse dhe që kilogrami i mandarinave shitet me çmim pre 40 deri në 50 cent.

“Njerëzit gjithnjë e më shumë i kthehen bujqësisë. Sepse, nga turizmi jetohet dy muaj, ndërsa nga bujqësia gjithë vitin”, shtoi Rexha.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top