Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

AKADEMIA POLICORE: Dëshirojnë më shumë shqiptarë

“Eksperiencat e deritashme me rastin e lajmërimit të kandidatëve, si dhe statistika, analiza krahasuese si dhe zhvillimi i plotë i procesit të regrutimit dhe përzgjedhjes tregon që duke shikuar proporcionalisht në krahasim me numrin e përgjithshëm të kandidatëve, lajmërohen numër i pamjaftueshëm i përfaqësuesve të popujve pakicë në Mal të Zi”, thuhet në letrën të cilën Akademia policore e Danillovgradit ja dërgoj Këshillit nacional të shqiptarëve në Mal të Zi.

Prandaj, drejtuesit e Akademisë kërkojnë nga ky institucion nacional të loboj në mënyrë që një numër më i madh i të rinjve shqiptar të lajmërohen në konkursin për gjeneratën e shtatë të nxënësve, i cili është i hapur deri më 12 korrik.

Kandidatët e interesuar mund të informohen nga afër për kushtet në sajtin e Akademisë policore (www.policijskaakademija.me).

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top