Friday , November 24 2017
Lajmi i fundit

Akademiku Buriq: UJËRAT SULFURIK NË ULQIN ME RËNDËSI BOTËRORE

Plazhi i grave, Zenska plazaAkademiku Mihajllo Buriq ka thënë se ujërat mineral në Igallo kanë fituar autoritetin ndërkombëtar në turizmin shëndetësor.

“Ujërat mineral sulfurik në Ulqin mund të arrijnë ndoshta edhe më shumë”, tha ky hidrolog i njohur.

Ujërat sulfurik të cilat burojnë në Pyllin e pishave dhe në Lima kanë ndikim në tërë organizmin meqë është vërtetuar që sulfuri depërton nëpër lëkur në indet nënlëkurore dhe në disa më të thella, si dhe në neurotransmetuesit. Më së miri vepron në muskuj, eshtra dhe nyje, gjegjësisht në shërimin e sëmundjeve reumatike dhe gjendjeve pas lëndimeve dhe operacioneve.

Meqë është antiseptik, sulfuri rregullon metabolizmin e lëkurës dhe shëron ndryshimet në lëkur, siç janë infeksionet e ndryshme dhe psoriaza, si dhe si faktor qetësues ndikon dhe shëron disa alergji. Deri diku ndikon edhe në metabolizmin e sheqerit sepse nxit prodhimin e insulinës.

Përveç kësaj, ujërat e sulfurit përdoren edhe për larjen e syve kundër konjunktivitit, ndërsa një nga përdorimet më të rëndësishme dhe më fiziologjike është në gjinekologji, sepse sulfuri korrigjon ovulimin dhe nuk pengon florën vagjinale.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top