Saturday , August 18 2018
Lajmi i fundit

Aksioni i Policisë Komunale: MË NUK DO TË KETË BAGËTI NË RRUGË

IMG-7cea15ea3421301fa562729b1ec93bcd-V (1)

Policia komunale zhvilloi të premten aksionin e largimit të bagëtive të lëshuara nga hapësirat publike në Shtoj.

Siç mëson Portali Ul-info, në azilin për bagëti u vendosen 13 lopë.

“U identifikuan pronarët e kafshëve dhe u proceduan. Për aksion u njoftua edhe inspektori i veterinarisë. Jemi të vendosur që bagëtia mos të jetë më në rrugë, sepse në këtë zonë kishim fatkeqësi me pasoja tragjike”, tha shefi i Policisë komunale Saubih Mehmeti.

Ai tha se të gjithë pronarët e bagëtive janë bindur për vendosmërinë e organeve shtetërore dhe komunale që më në fund të ndalohet praktika e rrezikshme e bagëtisë në rrugë.

“Në të kundërt, pronarët e bagëtive do të kenë pasoja”, kategorik është Mehmeti.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top