Saturday , April 20 2019
Lajmi i fundit

Akcioni i pastrimit të Pyllit të pishave: VAZHDON EDHE JAVËN E ARDHSHME

Pylli 2Shtatëdhjetë qytetarë, kryesisht përfaqësues të sektorit civil dhe organizatave sportive, kanë pastruar sot Pyllin e pishave.

Ato thanë që edhe javën e ardhshme do të vazhdojnë me aksionin e revitalizimit dhe pastrimit të kësaj hapësire afër detit.

Në emër të Komunës së Ulqinit, nënkryetarja Hadixha Gjoni lavdëroi aktivizimin e qytetarëve. “Institucionet lokale të udhëhequra nga energjia pozitive e qytetarëve, do të bëjnë çdo gjë që Pylli i pishave të ruhet dhe revitalizohet dhe të mbes qendër e njohur rekreative në komunën tonë”, tha ajo.

Për pjesëmarrësit e këtij manifestimi Organizata turistike e Ulqinit ka siguruar sandviçë.Pylli 1

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top