Aksident në Ulqin: LËNDOHEN DY PERSONA

Policija, stopUlqinaket E.V. (32) dhe F.S. (58) janë lënduar në aksidentin i cili sot ndodhi në Ulqin tek restoranti “Palma”, derisa ishin në trotuar.

Atyre, siç mëson Portali “Vijesti”, me makinën “golf 3” me targa të Ulqinit i ka ra bashkëqytetari i tyre A.S.

Ato mbas kontrollit në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin janë transportuar në spitalin e Tivarit ku u hospitalizuan.

Mjeku në detyrë në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin tha për “Vijesti” se nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda por që janë të nevojshme kontrollet të cilat nuk mund të bëhen në institucionin shëndetësor të Ulqinit.

Hetimin e bëri policia e Ulqinit, kështu që pritet që së shpejti të mësohet si erdhi deri tek aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…