Aksion lavdërues: NIS PASTRIMI I MBETJEVE TË KINO SALLËS

Kino 1Vendi i dikurshëm i kultit në Ulqin, Kino Salla, me vite po rrënohet dhe është shndërruar në deponi të vërtet. Turistët të paktën këtë sezon nuk do të shohin pamjet e Vukovarit nga koha e luftës në qendër të Ulqinit.

Nga Qendra për Kulturë, e cila e administron këtë hapësirë, njoftuan se të mërkurën, me përkrahjen e Komunës, Ndërmarrjes Publike “Veprimtaritë Komunale” dhe Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, filluan punimet për pastrimin e Kino Sallës.

Drejtori i Qendrës për Kulturë Musa Hoxha falënderoi sponsorët të cilët morën pjesë dhe ishin të gatshëm të ndihmojnë realizimin e aksionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…