Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

Aksioni i inspekcionit në det: U SEKUESTRUAN DY SKUTERË

Inspektori kryesorë shtetërorë Svetllana Shlivançanin ka lajmëruar që në Ulqin janë sekuestruar dy skuterë për shkak të shkeljes së ligjit.

Ajo paralajmëroj që javët e ardhshme puna e inspekcioneve do të rritet.

Udhëheqësi i Njësisë së kapetanisë së portit në Ulqin, kapiteni Petar Poçek tha që këto ditë trafiku në det është shumë i madh. „shkeljet janë dhe nga ana e plazhistëve dhe nga ana e atyre që vozisin mjetet lundruese. As plazhistët nuk respektojë rregullat që të lahen në hapësirë të caktuar, por njëjtë kështu rregullave nuk i përmbahen as mjetet lundruese, sidomos skuterët“, tha ai dhe shtoi që deri tani, për fat të mirë, nuk kishte ndonjë shkelje të rëndë të rregullave detare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top