Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Aksioni i Policisë Komunale: PRANGA PËR AUTOMJETET E PARKUARA PARREGULLT NË PËRRU

Potok, LisicePunonjësit e Policisë Komunale dhe të Parking Shërbimit, me asistencë të Drejtorisë së Policisë në Ulqin, zbatuan të martën aksionin e largimit të automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt në Përru.

Në disa makina, gjegjësisht rrotat e tyre, janë vendosur “prangat”.

“Përroni është pikë neuralgjike për komunikacion dhe ishim të detyruar të reagojmë në mënyrë të tillë në mënyrë që të vendosim rendin. Presim bashkëpunimin e qytetarëve dhe turistëve, sepse kjo është në interesin tonë të përbashkët”, thanë nga policia duke theksuar se ditët e ardhshme aksionet e ngjashme do të zbatohen në tërë territorin e Komunës.

One comment

  1. 1. Nuk isht Përroni par Prroni, Ulqinakce
    2. Kajn qen dje nja 10-15 minuta, jan shamatu me kajshi, kajn u 2-3 pranga, i kajn hek edhe kajn ik. Vec 2 tamabila jan hek pi rruges, i Etit edhe Shpendit, qe ku jan n abarr tem, e tan tjert jan aty ku kan qen.
    Policija komunale edhe Parking servisi jan KAT.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top