Tuesday , September 29 2020
Lajmi i fundit

Aktivitetet e diplomatit të Malit të Zi në Kosovë: BISEDIME ME UDHËHEQËSIT E PARTIVE SHQIPTARE

Të premten selinë e Unionit Demokratik të Shqiptarëve e ka vizituar diplomati  i Malit të Zi në Kosovë Radovan Milaniq. Milaniq tha  që këto janë konsultime të zakonshme para kalimit zyrtar në atë detyrë.

Udhëheqësit e UDSH-së mendojnë që Qeveria e Malit të Zi ka bërë hap pozitiv me hapjen e përfaqësisë diplomatike në Kosovë. “Afrimi i dy shteteve me siguri do të sjell dhe bashkëpunim më të mirë në ekonomi, kulturë dhe në çdo sferë tjetër ”, kanë vlerësuar nga kjo parti nacionale shqiptare.

Milaniq po ashtu foli dhe me liderin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhin, e gjatë qëndrimit të para pak kohëve të një delegacioni nga Mali i Zi në Prishtinë dhe me kryetarin e Forcës së re demokratike – FORCA Nazif Cungun.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top