Wednesday , October 23 2019
Lajmi i fundit

Akva park: KONTESTE RRETH PRONËSISË

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjSekretari i Sekretariatit për mbrojtjen e të drejtave pronësore të komunës Gëzim Haxhibeti ka thënë që komuna e Ulqinit ka dorëzuar padi në vendimin e Komisionit për kthim dhe dëmshpërblim në Tivar që familjes Rudoviq ti kthehet toka prej rreth 25,5 mijë metër katror në Shtoj e cila është planifikuar për qiradhënie afatgjate për ndërtimin e akva parkut.

“Investitori është i njoftuar për këtë kontest, ndërsa afati për nënshkrimin e kontratës është një muaj. Do të shohim a do të ketë risi në ndërkohë”, tha ai për “Dan”.

Njëkohësisht Anto Rudoviqi, i cili pretendon në pronën kontestuese, tha se kundër kompetentëve në komunë të Ulqinit do të dorëzoi padi penale nëse me investitorët e lajmëruar nënshkruajnë kontratën për qiradhënie të kësaj prone.

“Drejtoria për patundshmëri akoma nuk e ka sjell vendimin dhe nuk e di çfarë presin. Në çdo rast, edhe nga ato pres të sillen në pajtim me ligjet e këtij shteti, sepse në të kundërt do të çoj paditë, nëse nga ana tyre do të ketë çfarë do lloj keqpërdorimesh”, shtoi Rudoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top