Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

Akva park: NËNSHKRIMI I KONTRATËS MË 3 DHJETOR

Akva parkTë mërkurën, më 3 dhjetor, duhet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e akva-parkut në Ulqin,njoftohet Portali Ul-info nga administrata lokale.

Siç thuhet, për këtë rast në Ulqin do të vijnë drejtuesit e kompanisë së njohur turke “Polin”, të cilët nëpërmjet firmës bijë në Mal të Zi, “Ulcinj akva park & Entertainment”, kanë marrë me qira në periudhën 30 vjeçare hapësirën prej rreth 26 mijë metër katror në pjesën e pasme të Plazhit të madh.

Pritet që me këtë rast opinionit ti prezantohet plani i parkut ujor, i cili do të jetë më i madh në këtë pjesë të Europës.

Nga “Polini” është njoftuar që punët përgatitore për ndërtimin e akva parkut do të nisin menjëherë në mënyrë që objekti të jetë në funksion për sezonin e ardhshëm.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top