Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Akva park: NESËR KËRKOJNË KUSHTET URBANISTIKE-TEKNIKE

Akva park, bodyslideDrejtuesit e firmës “Ulcinj akva park & Entertainment”, themelues dhe pronar i së cilës është kompania e njohur turke “Polin”, do të dorëzojë të mërkurën në administratën lokale kërkesën për dhënien e kushteve Urbanistike-teknike për parkun ujor në Shtoj, mëson Portali Ul-info.

“Presim që pushteti lokal në Ulqin sa më parë ta kryej pjesën e vet të punës në mënyrë që të kemi mundësi menjëherë të nisim fazat tjera të cilat parashihen me ligj, siç janë projektimi, pastaj revizioni. Mund të punojmë shpejt në mënyrë që të realizohen afatet e parashikuara”, tha burimi ynë.

Gjatë nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e këtij objekti është thënë që Ulqini do të fitojë akva parkun sezonin e ardhshëm, ndërsa investimi i përgjithshëm do të jetë rreth 7,5 milion euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top