Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Akva park: NESËR NËNSHKRIMI I KONTRATËS

Akva parkKontrata për ndërtimin e akva-parkut më të madh në regjion do të nënshkruhet nesër në komunë të Ulqinit, në ora 14, i është deklaruar Portalit Ul-info.

Këtë park ujor do ta ndërtojë kompania e njohur turke “Polin”, e cila nëpërmjet kompanisë së saj bijë në Mal të Zi, “Ulcinj akva park & Entertainment”, ka marrë me qira në periudhë 30 vjeçare hapësirën prej 25,5 mijë metër katror në pjesën e pasme të Plazhit të madh.

Mbas nënshkrimit të kontratës pritet që të bëhet prezantimi i këtij objekti.

Drejtuesit e kompanisë turke kanë paralajmëruar që punimet përgatitore për ndërtimin e akva parkut të nisin menjëherë, në mënyrë që prej sezonit të ardhshëm ai të jetë në funksion.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top