Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Akva park: TË MARTËN NËNSHKRIMI I KONTRATËS

Akva park Grafika, Plani, HartaTë martën, më 16 dhjetor, do të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e akva-parkut në Ulqin, mëson Portali Ul-info.

Këtë park ujor më të madhin në këtë pjesë të Europës do ta ndërtojë kompania e njohur turke “Polin”, e cila nëpërmjet kompanisë së saj bijë në Mal të Zi, “Ulcinj akva park & Entertainment”, ka marrë me qira në periudhën tridhjetëvjeçare hapësirën prej 25,5 mijë metër katror në pjesën e pasme të Plazhit të madh.

Drejtuesit e kësaj kompani kanë thënë që punët përgatitore për ndërtimin e akva parkut do të nisin menjëherë, në mënyrë që objekti të jetë në funksion për sezonin e ardhshëm.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top