Friday , April 3 2020
Lajmi i fundit

Alarm për shkak të ujit: KUFIZIME NË MES TË SEZONIT!

“Kemi probleme në furnizim me ujë dhe për fat të keq ky problem do të zgjas”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizime” Fehim Avdiu. Ai për “Vijesti” tha që do të duhet të “vendosen kufizime nga pesë-gjashtë orë, ndoshta edhe më shumë, e gjitha në varësi nga gjendja në burime”.

“Çështja rreth ujit regjional për këtë vit ka mbaruar”, tha ai duke theksuar që ndërmarrjes së tij nuk ka kush ti ndihmoj në tërë këtë punë.

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu tha që komuna i ka paguar Ujësjellësit regjional dhjetë mijë euro për borxhin e prapambetur, i cili është rreth 100 mijë euro. “Mbetet që dy ujësjellësit të bien dakord për dinamiken e pagesës, por dokument të tillë akoma nuk kemi. Është e qartë që tek Ujësjellësi regjional nuk i besojnë “Ujësjellësit” tonë, i cili edhe në gjyq e humbi procesin për shkak të borxhit”, tha ai dhe shtoi që “nga komuna, gjegjësisht nga ai, është kërkuar të jetë garant, çka ai ka pranuar, por akoma nuk ka asgjë nga kjo punë”.

Sipas fjalëve të tija, komuna i ka borxh NP “Ujësjellës dhe kanalizime” rreth 400 mijë euro.

One comment

  1. Kulmi i të gjithave është mungesa e ujit në Ulqin.Çështja me Ujësjellësin regjional është dashur të rregullohet me kohë,dhe tani të jemi destinacion ku nuk i përngjajmë shekullit 19.Turp,turistëve të cilët pushojnë në Ulqin ju është premtuar uj 24 orë.Kjo është edhe një nga shumë lëshime që janë bërë nga ky pushtet i cili premtoi ditë më të mira për të gjithë.Kryesore që në Ndërmarrjen komunale janë punësuar para fushata 150 veta,gjysma janë qit pas zgjedhjeve,dhe kanë shku në minus 3 milion euro.Pyes ku ishte kryetari që si themelues i NPK ka lejuar këto gjëra?

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top