Albina Osmani Markasheviq: MENDO PARA SE TË VOTOSH!

 

image1-6Përvoja e deritanishme dëshmon se në sistemet dhe shoqëritë pa traditë demokratike dhe ku është e pranishme struktura e pavolitshme sociale, jo rrallë herë vota bëhet mjet i manipulimit nga subjekte të ndryshme politike të cilat nuk zgjedhin mjete për ti arritur qëllimet e tyre. Siç duket njerëzit janë të përqëndruar në kënaqësin e çastit dhe dëshirën për të jetuar të sotmen, pa kuptuar vlerën e të ardhmes dhe veprimet e tyre individuale për ndërtimin e të ardhmes.

Gjatë bisedave apo komunikimeve me qytetar, mund të konludojmë se njerëzit luftojnë për të mbrojtur sende apo vlera që janë të dukshme, siç janë vlerat materiale dhe pasuria. Siç vjen fjala, nëse e humbet ndonjë send, atëher e bën rrëmujë vendin për ta gjetur. Ndërsa kur bie fjala për atributet siç janë diskriminimi, liria apo e drejta, në ato raste nuk i ndihet zëri apo fare nuk reagojn. Kjo ndodh nga shkaku pasiqë liria apo e drejta janë diçka abstrakte, diçka që nuk e dinë se e zotëron, diçka që nuk ia njeh vlerën. Prandaj, mosnjohja e kësaj vlere votuesit shqiptar në këtë shoqëri i sjell dështim, skamje, servilizëm, padrejtësi e çka jo.

E drejta e VOTËS, si e drejtë e garantuar kushtetuese e qytetarëve, është arma themelore apo bazë e përcaktimit të fatit dhe të ardhmes së qytetarëve. Vota është e drejtë, e shenjtë e ardhmërisë individuale, shoqërore dhe kombëtare.

Fatkeqësishtë, nga praktika e deritanishme e shfrytëzimit dhe përdorimit të kësaj të drejte, vërehet një mungesë e qartë që i jep individi apo votuesi shqiptar kësaj të drejte, apo më mirë thënë VOTËS së tij, duke votuar për 25 vite një përfaqësim politik siç është DPS, i cili arriti të manipuloj, shfrytëzoj, kushtëzoj dhe të diskriminoj popullatën shqiptare në Mal të Zi, në saje të manipulimit si aftësi të vetme që posedon kjo struktur politike. Votuesi shqiptar në të kaluarën kam bindjet se duke votuar për DPS bëri nënvlerësimin e votës së vet, duke votuar pa kurrfar përgjegjësie për fatin dhe të ardhmen e tijë dhe pasardhësve të tij, duke mos ditur se për çfar voton. Kjo vlen edhe për ato përfaqësues të subjekteve politike shqiptare që me veprimet e tyre duke mbështetur dhe përkrahur pa kushtëzime qeverinë aktuale nënvlersuan votën dhe vullnetin politik të elektoratit të tyre.

Mosnjohja e kësaj vlere që ka në dorë votuesi shqiptar, për përcaktimin e fatit dhe ardhmërisë së tijë, mund vërtetohet nga ajo që, sot votohet për një opsion sepse “ashtu votojnë të gjithë apo komshinjët” të tjerët “votojnë sepse janë porositur apo lutur nga ndokush”, “votojnë sepse partia apo kandidati i ka premtuar diçka”, “votojnë sepse ua mbush xhepin ndokush”, e kështu me rallë.

S’ka dyshim se këto mënyra apo forma të të menduarit dhe vendosjes së dhënies së votës, është treguesi më se i qartë, se çfar pjekurie politike kemi arritur dhe çfarë  struktura përfaqësimi kemi zgjedhur, për të na prijë drejtë një të ardhme. Nëse do të bënim ndonjë sondazh rreth asaj se çfar programesh kanë partitë politike, mesiguri se do të zhgënjeheshim nga përfundimi i rezultateve. Sepse për votuesin shqiptarë, më pak  ka rëndësi programi dhe realizimi i programeve, se sa elementet e lartëpërmendura në bazë të të cilave japin votën. E gjithë kjo ndodh si rezultat i mosnjohjes së vlerës së votës apo ndoshta edhe interesave minore të individëve të caktuar.

Mbi 25 vite votuesi shqiptar gënjehet dhe detyrohet të votoj ata të cilët kanë fuqinë dhe pushtetin të vendosin për jetën, për bukën apo për s’kamjen e tyre. Çdo gjë mund të na duket e pa mundur, deri sa nuk realizohet. Pastaj, kuptojmë se sa edhe aq vështirë nuk ka qënë, nëse guximi dhe vizioni për ndryshim do të jetë prezent. Dhe të kesh guxim dhe vizion, nuk do të thotë se nuk ke frikë, por dëshmon se ke arritur t’a mposhtësh frikën. Ndryshe, në munges të guximit dhe vizionit vdes edhe shpresa.

Për ta sfiduar frikën, duhet treguar gadishmëri për t’i ndryshuar gjërat, të cilët të tjerët nuk do të donin t’i ndryshojnë, pra të jesh pjesë e një rrethi eminent të njerëzve që kanë bindje dhe moral të pastër, që kanë vizion dhe dije të kristalt,  me orientim që tërë qenien e tyre të punojnë vetëm për qytetarin e jo për përfitime personale, e ky rreth miq të dashur është Partia Socialdemokrate në Mal të Zi. A i a vlen të rrezikosh për NDRYSHIME?  Rreziku do të jetë shumë më i madh në të ardhmen, nëse nuk rrezikohet për NDRYSHIME. Pra, nëse gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç e keni menduar të nderuar qytetar, atëherë keni opsionin e vërtet Partin Socialdemokrate në Mal të Zi, parti e cila që nga themelimi i saj ka qenë zëri i popullit, parti e cila gjatë veprimit të saj  shumëvjeçar politik nuk ka ndryshuar kursin dhe programin e saj politik dhe me këmbëngulje ka dëshmuar se ështe për Malin e Zi si shtet i të gjithëve. Të kesh frikë nga ndryshimi nënkupton të mos kesh vlerë, ndërkohë që s’ka vlerë më të madhe në jetë sesa të bësh zgjedhjen e duhur në mënyrë të pavarur, me logjikë të shëndoshë dhe zemër të çiltër, çdo gjë tjetër jashtë kësaj mendësie, të detyron të jetosh në pasiguri permanente për të ardhmen.

Votuesi shqiptar kësaj rradhe e ka fatin e tijë në duart e veta. Para disa dekadave, një njeri i madh (Martin Luter King) pat thënë “Fillimi i fundit i jetës tona fillon në momentin kur heshtim ndaj gjërave që kanë rëndësi për ne“.

Prandaj në prag të këtyre zgjedhjeve, elektorati shqiptar duhet ta kuptojë randësin e votës së vet dhe mos të bie pre e manipulimeve të ndryshme, nuk ka monedha, kushtëzime dhe premtime të kota me të cilat mund të blehet dinjiteti dhe bindja e lirë e qytetarëve. Andaj votoni përfaqësues të denjë, të cilët nuk kanë hipoteka tek “padronët “ e tyre, votoni Partinë Socialdemokrate e cila ka dëshmuar se asnjë pushtet nuk eshtë më i randësishëm se sa jeta, mirëqenia, liria dhe e drejta e të gjithë qytetarëve.

(autorja është anëtare e partisë Socialdemokrate në Mal të Zi, Këshilli komunal Ulqin)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…