Tuesday , October 23 2018
Lajmi i fundit

Albina Osmani – Markasheviq: PARTIA SOCIALDEMOKRATE DO TË RINGJALLË ULQININ

Aljbina-Osmani_previewPartia Socialdemokrate në këto zgjedhje do të angazhohet për nivel më të lartë të funksionalitetit të komunës, duke ndërtuar institucione sa më stabile, efikase, transparente të pushtetit, të afta për të ofruar shërbime publike cilësore për qytetarët.

Partia Socialdemokrate do të ringjallë Ulqinin.  Ne do të ndryshojm gjendjen e të gjithë qytetarëve e cila është nënçmuese, degraduese e ekspllatuar në aspektin ekonomik, e diskriminuar në aspektin financiar, buxhetor, infrastrukturor, politik, arsimor, kulturor, social dhe mediatik si deri më tani nga ushtruesit e pushtetit vendor dhe atij qëndror.

Ne do të ndyshojmë procesin qeverisës dhe menaxhues, nuk do të kemi menaxhim kukull si deri më tash, por do të imponojmë udhëheqje sipërmarrëse, me projekte, iniciativa, plane konkrete dhe reforma. Kemi qëllim të ndërpresim praktikën që dikush nga një zyre e Podgoricës të mund të qeveris Ulqinin në mënyrë nepotike dhe jo demokratike.

Ne dalim në këto zgjedhje që të ndryshojmë mënyrën e të punuarit, nuk do të punojmë fshehurazi, për interese personale në mënyrë korruptive, nuk do ta vejmë arkën e komunës në shërbim të kryetarit dhe partisë që përfaqësojmë, do të vendosim standarde të transparencës, kontrollit, dinjitetit dhe krenarisë së udhëheqësit komunal, duke komunikuar haptas me popullatën.

Ne synojmë duke marrë mandatin tuaj të avancojmë vetëqeverisjen lokale e cila është e nënkëmbur, e politizuar, e paaftë për të përmbushur detyrimet e saja, më mungesë të plotë kapacitetesh për ti shërbyer qytetarëve, do të rrisim autonomin politike, autonomin financiare, do të çojmë përpara këtë proces, si një proces i cili mund të stabilizojë dhe ringjall Ulqinin, në dobi të të gjithë qytetarëve. Ky pushtet aktual i dështuar, ka efektuar vetëm në përkeqësim të ambientit demokratik në vend, politizim të skajshëm të të gjitha institucioneve, korrupcion vetëm në rritje, thellim të dispariteteve zhvillimore dhe rritje të varfërisë dhe papunësisë.

Ne do ti luftojmë me konsekuencë dhe pa koncenzus, të gjitha dukurit negative të lartëpërmendura që na i kanë sjellë partitë në pushtet, duke vendosur theks të veçant dhe në nepotizmin, mafin urbane dhe ndërtimet pa leje. Do të ndalim keqëpërdorimin e mandatit për motive përfitimi për një grupacion të vogël, do të avancojmë pozitën e gjinisë femërore në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe politike.

Të rikujtojmë që, garnitura udhëheqëse e këtij pushteti, nën maskën e tensioneve ndëretnike bëri privatizimin më të kriminalizuar ndër vendet në tranzicion.  Bëri grabitje shekullore të pronësisë publike. Ky pushtet është shëndruar në farkues të fatkeqësisë. Dekada me radhë ndërtojnë fatin personal mbi fatkeqësin e të gjithë popullatës. Janë shembull tipik se si konvertohen patriotizmat në para dhe interesat e tyre të ngushta individuale dhe klanore.

Ne në radhët tona kemi njerëz të ditur, të ndershëm, vizionar, kemi përfaqësues të denjë, njerëz të cilët ideal të punës dhe jetës e kanë përfaqësimin tuaj. PSD para jush sjellë një ofertë të ndershme, të mirëfillt ekonomike, zhvillimore.

Të nderuar bashkëqytetarë, prandaj në prag të këtyre zgjedhjeve, është e nevojshme të kuptoni rëndësin e këtyre zhgjedhjeve dhe votës së vet, mos të bini pre e manipulimeve të ndryshme, nuk ka monedha, kushtëzime dhe premtime të kota me të cilat mund të blehet dinjiteti dhe bindja e lirë e qytetarëve. Andaj votoni përfaqësues të denjë, të përgjegjshëm të cilat nuk kanë “hipoteka” tek padronët e partisë në pushtetin qëndror, votoni Partinë Socialdemokrate e cila ka dëshmuar se asnjë pushtet nuk është më i rëndësishëm se sa jeta, mirëqenia, liria dhe e drejta e të gjithë qytetarëve.

Me 4 shkurt, votoni opsionin e vërtet, votoni numrin 7, votoni që të gjithë të bashkuar TË RINGJALLIM ULQININ.

(Fjalimi në Konventën zgjedhore të Partisë Socialdemokrate në Ulqin, më 29.01.2018)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top