Saturday , August 15 2020
Lajmi i fundit

Ali Gjeçbritaj: KRAJA NDIHMON TË PREKURIT NGA TERMETI NË SHQIPËRI

Ostros, Kraje, KrajinaDuke ndjerë dhimbje të thellë për fatkeqësinë natyrore të bashkëkombasve në Shqipëri,  populli i Krajes këtyre ditëve grumbulloi ndihma për të prekurit nga termeti. Kështu punëtorët e shkollës “Gj. K. – Skënderbeu“ grumbulluan 1.420 euro e 20 dollarë, Shoqata e grave “Kranjania” për dy ditë mblodhi  850 euro e 350 dollarë dhe një sasi të konsiderueshme veshëmbathje, batanije , mjete për mirëmbajtjën e higjenës etj. Edhe Bashkësia Islame në Krajë u organizua dhe ajo  grumbulloi mjete financire më së shumti, 2.473 euro 1.210 dollarë amerikan dhe 50 dollarë australian, ndërsa Bashkësia e Lokale Ostros 98 euro. Mjetet e grumbulluara, siç mësohet do të shpërndahen për të prekurit nga termeti brenda dy ditëve, thonë në Këshillin koordinues të Krajës  i cili u formua  ad-hok këtë qëllim.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top