Monday , September 21 2020
Lajmi i fundit

Ali Gjeçbritaj: MOZAIK KRAJE

 

Rumia e stolisur me vellon e bardhë

nuse me kurorë me gjethe ulliri

pulëbardha e Ilirise, pëllumb i lirisë.

 

Ubla nëntë pashë thellë në tokë

sy i gjithësisë

etjet ua shuajti brezave.

 

Poeti thuri vargun:

“Te nji ubul tuj mushë ujë

pashë nji vajzë e s’ia thash kuj”.

 

Panairi i të korrave

në festën e verës rumiane

festojnë te Kisha e Shën Mërisë.

Shtëpitë me gurë faqok

gdhendur gjarpëri-ora e shtëpisë.

 

Buzuku me Mësharin në dorë

Shpërndanë uratë e pagëzon fëmijë.

Nuset me mozaikun e bjeshkës në kokë

stolisin bukuri, veshur mrekulli.

 

Udha zik zake kah Shtegu i Vashës

na shpie te Labeatët

në Arbnesh, në qendrën ilire

gjurmët asnjëherë nuk u fshinë.

 

Liqeni i labeatëve dhuron shkelqësi

mikun e pritëm me ngrohtësi në votër

me bukë, kripë e zemës në sofër

asnjëherë se nisëm duarbosh.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top