Alokimet për sport në Ulqin: 0,3 PËR QIND NGA BUXHETI I KOMUNËS

Për sportin e Ulqinit (dhe kulturë, së bashku) vitin e kaluar nga buxheti i komunës janë ndarë vetëm 16.910 euro. Këtë vit janë paraparë që për sport (dhe kulturë, prapë) të ndahen një mijë euro më shumë, ose rreth 18 mijë euro, ku dy të tretat shkojnë për sport.

Nëse dihet që në vitin 2012 buxheti i komunës ishte rreth 4.4 milion euro, atëherë lehtë mund të arrihet në përfundim që për aktivitetet sportive në këtë komunë alokohen vetëm rreth 0,3 për qind të mjeteve buxhetore.

Analizat e buxheteve të komunave në vend tregojnë që për sport ndahen rreth tre për qind nga mjetet në total, ndërsa në Ulqin dhjetë herë më pak. Me shifrat absolute vijmë, për shembull, deri tek e dhëna që: në Budva vitin e kaluar për klubet sportive janë dedikuar 1,3 milion euro, në Ulqin 100 herë më pak!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…