Friday , June 22 2018
Lajmi i fundit

ALTER MODUS EDHE NË ULQIN: PREJ TANI SHPEJTË DHE THJESHTË DERI TEK KREDIA

Alter ModusDuke u kujdesur për nevojat e klientëve dhe banorëve të Ulqinit, institucioni financiar i mikrokredisë Alter Modus hapi me 1 qershor dyert e zyrës së re, në adresën Bulevardi Gjergj Kastrioti Skënderbeu p.n.

„Me hapjen e zyrës kemi zgjeruar rrjetin punues prej 15 zyrash në nivelin e Malit të Zi. Meqë në mënyrë të vazhdueshme punojmë në forcimin e marrëdhënieve me klientët, në këtë mënyrë shërbimet tona i kemi bërë më të qasshme për klientët dhe banorët e Ulqinit. Qëllimi është që të ofrojmë shërbim cilësor dhe të mundësojmë përkrahje financiare në mënyrë sa më të shpejt dhe të thjeshtë.

Kuptojmë nevojat prandaj jemi në veçanti të përkushtuar në ofrimin e përkrahjes financiare sipërmarrjeve mikro dhe të vogla, si dhe sipërmarrësve që dëshirojnë të zhvillojnë dhe përmirësojnë biznesin e vet.

Të gjithë të interesuarit në këtë zyrë mund të informohen për ofertën tonë kreditore dhe të aplikojnë për kredi të hënën, të martën dhe të premten prej orës 09 deri në 13“, njoftohet nga kompania.

Nga oferta e vet veçojnë kreditë për financimin e veprimtarisë turistike me modelin e veçantë të pagesës sezonale dhe programin e realizuar me partnerë të shumtë për blerjen e mallit me këste, pa interes dhe provizion.

Nga kompania shtojnë se vazhdimisht punojnë për përmirësimin e shërbimeve të veta dhe zgjerimin e ofertës, kështu që klientët mund të presin edhe risi shtesë.

Të gjithë klientëve të interesuar në dispozicion do të jetë këshilluesi kreditor të hënën, të martën dhe të premten prej orës 09 deri në 13. Po ashtu, informatat mund të fitohen edhe përmes telefonit në numrat +382 67 604 517 dhe +382 30 550 716.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top