Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Ambasada e Amerikës: MOGUL-i FITOI GRANT-in

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë grant-e për 12 projekte të sektorit civil që kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme të reformës së drejtësisë penale.

Në mesin e fituesve është edhe organizata joqeveritare më e njohur në Ulqin, Koalicioni MOGUL. “Projekti jonë ‘Me zë të lartë kundër korrupsionit’ është shumë i rëndësishëm për fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe jemi të lumtur që si i tillë është njohur”, tha për UL-info drejtori ekzekutiv i kësaj OJQ Xhemal Peroviq. Vlera e projektit është rreth 25 mijë dollar dhe do të realizohet në 12 muajt e ardhshëm.

Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Sju K. Braun tha në ceremoninë e organizuar të hënën në Podgoricë që qëllimi i kësaj iniciativë është të rritet kyçja e qytetarëve në reformën e gjyqësorit.

Programin tetëmbëdhjetë mujor të përkrahjes së shoqërisë civile në fushën e drejtësisë penale e financon Byroja e Stejt Departmenti për luftën kundër tregtisë ndërkombëtare të drogës dhe për zbatim të ligjit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top