Wednesday , November 20 2019
Lajmi i fundit

Ambasada gjermane: MË LEHTË DERI TEK VIZAT, POR FILLIMISHT NË INTERVISTË

AmbasadaNga 1 janari i vitit 2016 deri në fund të vitit 2020 Qeveria e Gjermanisë ka thjeshtuar shtetasve të Malit të Zi (si dhe të Serbisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë) fillimin e arsimit ose fillimin e marrëdhënies së punës në Gjermani, u njoftua për Portalin Ul-info nga Ambasada gjermane në Podgoricë.

Siç thuhet, për hyrje në Gjermani për punë nevojitet viza, për dhënien e së cilës nevojitet të dorëzohet kërkesa në Ambasadën e Gjermanisë në Podgoricë.

Dorëzuesit e kërkesës duhet të dorëzojnë kontratën për punë ose për trajnim profesional me kompaninë private ose institucionin shtetëror në Gjermani.

Ambasada e Gjermanisë në Podgoricë gjatë vitit 2017 lëshoi 876 viza për punësim të thjeshtuar në Gjermani (683 në vitin 2016).

Përmes këtij programi Qeveria gjermane i ofron shtetasve më pak të kualifikuar të Ballkanit Perëndimor rrugën për përmirësimin e situatës së tyre ekonomike – larg nga kërkesa pa mundësi të mira për azil, drejt migrimeve punuese legale.

Për shkak të numrit të rritur të kërkesave gjatë javëve të fundit, duke filluar nga 12 marsi i vitit 2018, dorëzuesit e kërkesave për dhënien e vizave duket të caktojnë intervistën në Ambasadë:

https://service2.diplo.de/rktermin/extern/choose_realmList.do?locationCode=podg&request_l ocale=de

 

2 comments

  1. Si aplikohet per te patur nje termin prane ambasades Gjermane
    how can i aply for an appointment for visa in German Ambassy

  2. Unë jam Shqiptar
    i am Albanian

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top