Ambasadori Beci: IDETË PËR NDRYSHIMIN E KUFIJVE, SPEKULIME

“Plotësisht respektojmë sovranitetin e shteteve tjera dhe kufijtë ekzistues, ndërsa të gjitha idetë apo diskutimet në temën e ndryshimit të kufijve i konsiderojmë si spekulime të thjeshta”, tha ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi Tonin Beci.

Ai në intervistën për “Pobjeda” tha që është tendencë e natyrshme e njerëzve nga Shqipëria dhe Shqiptarëve në regjion integrimi evropian. “Kjo është politika zyrtare e Shqipërisë. Nuk shoh alternativë tjetër për tërë regjionin e cila mund ti konkurronte kësaj tendence”, theksoi ambasadori shqiptarë në Podgoricë dhe shtoi që marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Shqipërisë janë tregim i suksesshëm.

Sipas fjalëve të tija, dy shtetet duhet më intensivisht të bashkëpunojnë ekonomikisht dhe që së bashku ti përpilojnë projektet që në mënyrë efikase ti shfrytëzojnë fondet e BE dhe të institucioneve tjera financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…