Friday , May 24 2019
Lajmi i fundit

Analiza e ujit: A KA BAKTERE HELMUESE?

slavina-cesma-voda-bez-vode-prinudna-naplata-duga-vode-prokuplje-1328585176-40275Uji nga sistemi qendror i ujësjellësit të Ulqinit nuk është për pirje – tregojnë rezultatet e analizave të bëra nga shërbimi higjienik-epidemiologjik të Shtëpisë së shëndetit në Tivar në të cilat kishin qasje “Vijesti”.

Informacioni ka rrjedhur në opinion mbasi që disa pronar të dyqaneve në Ulqin ditët e ardhshme janë ankuar “Vijesti-t” që tash një kohë të gjatë nuk mund të marrin pëlqimin sanitar dhe lejen për punë.

Në rezultatet e analizës mikrobiologjike shkruan se në 100ml ujë janë gjetur baktere koliforme në sasi të përgjithshme prej 9,2 dhe streptokoka të prejardhjes fekale.  Në mendimin të cilën e nënshkroi dr Dushan Peroviq nga Tivari qëndron se “në bazë të analizave të kryera mostra e hulumtuar e ujit nuk i korrespondon kushteve të rregullores për rregullsi higjienike të ujit për pirje”.

Në Ulqin nuk ka epidemi, por “Vijestit” nga laboratori epidemiologjik është vërtetuar se në disa ditët e fundit kanë evidentuar problemet e qytetarëve të cilët kishin përzierje(pështirosje).

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top