Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Aneksi i marrëveshjes PDS-Forca: NËNSHKRIMI NË PRANI TË LIDERËVE TË PB DHE IQK

Gjukanoviq, Cungu, Koalicioni, DPS, ForcaKryetari i Partisë demokratike të socialistëve Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu kanë nënshkruar sot në Podgoricë Aneksin e marrëveshjes për koalicionin paszgjedhor të bashkëpunimit në mes PDS-së dhe Forcës. Në nënshkrimin e aneksit të marrëveshjes së koalicionit ishin të pranishëm partnerët e koalicionit në nivel shtetëror – Rafet Husoviq, kryetari i Partisë boshnjake, Marija Vuçinoviq, kryetarja e Iniciativës qytetare kroate, si dhe nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu. Në nënshkrimin e marrëveshjes ishin të pranishëm në emër të PDS-së edhe Dushko Markoviq, zëvendës kryetari, Svetozar Maroviq, kryetari i Këshillit politik dhe Tarzan Millosheviq, drejtori politik, njoftojë Shërbimi për informim i PDS-së.

Me aneksin 2 të Marrëveshjes për koalicion paszgjedhor në mes Partisë demokratike të socialistëve dhe koalicionit “Forca për bashkim” janë dakorduar përgatitja dhe realizimi i projekteve zhvillimore, implementimi i normave kushtetuese dhe ligjore për pjesëmarrjen e popullit pakicë shqiptar në kryerjen e pushtetit dhe është përcaktuar dinamike e operacionalizimit dhe konkretizimit të çështjeve të dakorduara.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top