Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

ANIJA E FUNDOSUR “KAROLA”, TEK KEPI GJERANAVE

“Karola” është anija më atraktive e fundosur në nëndetin e Ulqinit për të gjitha kategoritë e palombarëve(zhytësve). Ndodhet në akuatoriumin e kepit të Gjeranave, e larguar rreth dy milje nautike nga Ulqini dhe rreth pesë milje nautike nga gryka e lumit Buna, në thellësi prej njëzet metër.

Kjo anije austro-hungareze është fundosur në natën e 22 korrikut të vitit 1916, për arsye të shikueshmërisë se keqe dhe përplasjes me anijen “Matyas Kiraly”.

Ishte i gjatë 65,88 metër, ndërsa deri në fillim të Luftës së parë botërore është përdorur si anije për pasagjer, e cili ka lundruar në Mesdhe.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top