Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Anketa: GATI GJYSMA E TË RINJVE NUK MERRET ME SPORT

sportRreth 40 për qind e rinisë së Ulqinit, në moshën nga 15 deri në 25 vjeç, nuk merren me sport dhe nuk janë fizikisht aktiv, ka treguar anketa e kryer pak kohë më parë e Agjencisë “Damar”. Gati një e treta e të anketuarve nuk lexon shtypin ditor, derisa gati një e treta e të anketuarve kanë deklaruar që më së shumti shikojnë TV stacionet të cilat i përcjell nëpërmjet operatorëve kabllor.

Nga sportet të cilat i praktikojnë të rinjtë në kohën e lirë në vendin e parë është futbolli (15,9 për qind), pastaj vrapimi (10,7 për qind), fitnesi (6,9 për qind), stërvitja në palestër (5,9 për qind), basketbolli (4,9 për qind)…

Me futboll, basketboll dhe stërvitjen në palestër kryesisht merren meshkujt, derisa me fitnes, vrapim, shëtitje, vallëzim dhe hendboll në shumicë merren femrat. Gati çdo i dyti nga të anketuarit (49,3 për qind) përcjell futbollin në ndonjërin nga TV kanalet, derisa tenisin (16,0 për qind) është në vendin e dytë dhe hendbollin (12,9 për qind) në vendin e tretë.

33,7 për qind e të anketuarve janë përgjigjur që nuk dëgjojnë radio, që çon në përfundim që këto dy medie, tek moshat e reja, po e humbin garën në krahasim me mediet tjera (TV, Internet…) ka treguar ky hulumtim.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top