Sunday , April 21 2019
Lajmi i fundit

Antigona Kotorri: NËSE VENDOSI TË MERREM ME POLITIKË, DO TË KTHEHEM NË ULQIN

Antigona KotorriAntigona Kotorri nuk është një emër i panjohur për botën mediale. Gjithmonë duke punuar në prapaskenë ajo deri me tani është autore e disa emisioneve jo vetëm në televizionin që ajo e menaxhon “1st Channel” por edhe në televizione të tjera. Në këtë intervistë për gazetën prishtinase “Express”, Antigona flet për ecjen e televizionit të saj por edhe për jetën private. Ajo po ashtu flet edhe për fatin e televizionit të saj nëse ortaku i saj Valon Maloku, apo ValaMala do të merret me politikë.

Express: Kush është Antigona Kotorri?

Antigona: E lindur në Mitrovicë, me prejardhje nga fshati Kotorr në Drenicë. Prej moshës 1 vjeçare rritur në Mal të Zi, shkolluar në Ulqin dhe në Itali. Aktualisht e martuar në martesën e dytë nga e cila e kam një vajzë 13 vjeçare. Dy djemtë i kam nga martesa e parë 25 dhe 22 vjeçar. Nga 2002 banoree rregullt e Kosovës. Ngaqë nëna ime ishte ulqinake dhe babai nga Mitrovica, unë jam rritur dhe jam kultivuar në të dyja kulturat njëkohësisht dhe gjithmonë edhe si fëmijë por edhe sot jam ndier më së miri rrugës duke u kthyer prej Ulqinit dhe rrugës duke shkuar në Prishtinë dhe anasjelltas.

Express: Për momentin jeni drejtore menaxhuese e televizionit 1st Channel. Si po ecën televizioni?

Antigona: Televizioni 1st Channel po ecën me hapa të vegjël por të sigurt drejt një televizioni popullor dhe që i përket të gjithë shtresave të shikuesve. Duke marrë parasysh krizën ekonomike, politike dhe mediale në Kosovë. Shpreh kënaqësinë time që akoma do të vazhdojmë të konkurrojmë në treg me programet tona të vogla por atraktive.

Express: Përpara gjithmonë keni qenë si producente. Tani producente dhe drejtoreshë në një televizion?

Antigona: Kam qenë producente në këtë cilësi për herë të parë në emisionin “Përrallë me tupan” i cili faktikisht e ka bërë të njohur emrin tim, mirëpo punët e mia në backstage në televizion kanë filluar shumë më herët si organizatore, koordinatore, makeup artist etj. Prej vitit 1997 si në Mal të Zi, Kosovë edhe Shqipëri. Tani për tani jam producente e shumicës së emisioneve në 1st Channel dhe me kënaqësi e bëj këtë punë.

Express: The qe je nga Ulqini, por veproni në Kosovë dhe nuk jeni drejtoresha e vetme e një televizioni, pasi që edhe dy femra janë drejtore menaxhuese të dy televizioneve kombëtare. A keni komunikim me Afërditen dhe Flaken?

Antigona: Është kënaqësi shumë e madhe për mu qe jam drejtuese e një mediumi, e kënaqësia është edhe më e madhe që në Kosovë shumicën e medieve i drejtojnë gratë. Afërditën dhe Flakën i kam pasur drejtoresha, kam një respekt të veçantë për të dyja, edhe pse tash komunikimet e mirëfillta mungojnë, momentalisht.

Express: Kjo puna në televizion a ju len kohë për jetën private?

Antigona: Puna e televizionit nuk është punë, është pasion dhe privatësia ime është vet televizioni. Nuk kam asgjë më private sesa vet 1st Channel.

Express: Sa ju del kohë për fëmijët?

Antigona: Fëmijët e mi tashmë janë të rritur. Ylli është student i aktrimit, Shkëlqimi ka mbaruar inxhinierinë e zërit në SAE Institut, kurse Inis ka 13 vjet dhe po bëhet një vajzë me pasionet e shoëbizit po ashtu. Me të më shumë merret babai i saj, i cili po ashtu është krah i fortë për mua në çdo hap të jetës. Jam prej atyre prindërve që mendoj që fëmijëve tonë nuk i duhet koha jonë në infinit, besoj dhe shpresoj që atyre që atyre iu duhet koha jonë kualitative.

Express: Cili qytet ju pëlqen më së shumti?

Antigona: Prishtina është jeta ime, kurse gjithë jetën time ja dedikoj Ulqinit. Kurse prej të gjitha qyteteve që kam vizituar deri më sot, vetëm në Zurichu. Ndjehesh në të si në një qytet shqiptar.

Express: A merreni me ndonjë sport, nëse po cili është ai?

Antigona: Kurrë në jetë nuk jam marrë me asnjë sport, përveç nëse e quajmë sport amvisërinë. Punët e shtëpisë i kryej vet dhe më pëlqejnë shumë.

Express: Pasi që Valon Maloku ka vendosur të merret me politikë ka do të shkojë 1st Channel, apo edhe ju do të kyçeni në politikë dhe do të ikni nga media?

Antigona: Valon Maloku është ortaku im për gati 10 vite. Në fakt ai me politikë është marrë gjithmonë në këtë apo atë mënyrë. Nëse ai do të pozicionohet në ndonjë subjekt politik 1st Channel do të mbetet gjithmonë i pavarur dhe popullor me ose pa Valonin. Në televizionin tonë ka njerëz të partive të ndryshme dhe bindjeve të ndryshme politike por kjo nuk ndryshon aspak politikën tonë redaktoriale sepse redaktori kryesor në First Channel është vet shikuesi. Çdo mandat zgjat 4 vite kurse 1st Channel sapo i ka mbushur2 vite të plota. Mendoj të mbesim në këtë fushë për shumë më gjatë sesa një mandat politik. Jam e bindur që edhe Valoni do të veprojë konform ligjeve të shtetit të Kosovës dhe të drejtave që i ka si gazetar, si pronar dhe si individ dhe kjo nuk do të pengojë aspak punën time ose të gazetarëve të tjerë. Përndryshe unë nëse ndonjëherë vendosi të merrem me politikë do të kthehem në Ulqin, atje kanë më tepër nevojë për mua.

2 comments

  1. pershendetje gonit dhe televizionit ku ajo punon, vetem per kuriozitet pa theksoj qe ne shqiptaret jemi te lindur per politik pra e kemi diplomen qysh ne lindje e kur punojme si politikan e knaqim :)))))). si ne ulqin ashtu ne shqipri dhe ne kosove pra na duhen te huajt si kshilltare,( te mocmit thojne me dore te huaj mos e vret anmikun) kaq pata.

  2. “nema propheta in patria sua”

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top