Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

APD në Ulqin: KAMPET VULLNETARE

Kampet vullnetare ndërkombëtare do të mbahen nga 20 deri më 30 gusht dhe nga 1 deri me 10 shtator në Ulqin, është deklaruar nga Asociacioni për prosperitet demokratik – ZID.

Siç kanë thënë nga kjo organizatë,  në realizim e sipër është kampi Kriejtiv tajm (Creative time) i cili do të zgjas deri me 20 gusht, në të cilin qëndrojnë të rinjtë nga Koreja, Spanja, Çekia, Franca, Rusia dhe Mali i Zi.

Nga Zid-i kanë thënë që të hënën, pjesëmarrësit e kampit kanë punuar në rregullimin e oborrit të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin. “Në kuadër të kampit, i cili do të mbahet deri më 20 gusht do të punohet në rregullimin e oborrit dhe ngjyrosjen e Shkollës së mesme “Vëllazërim Bashkim”, si dhe në testimin e nevojave të qytetarëve, ndërsa kampi, i cili do të mbahet nga 1 shtatori do të bazohet në aksionin e madh të ndërtimit të fushës së lojërave në oborrin e shkollës fillore “Marshall Tito” lajmërojnë nga Zid-i.

Kampet realizohen me ndihmën e Fondacionit Petroviq Njegosh, Komunës së Ulqinit dhe NP “Veprimtari komunale – Ulqin”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top