Saturday , November 18 2017
Lajmi i fundit

Apel i ekologëve: HAJDENI TË SHTUNËN TË PASTROJMË BREGDETIN

DR MartinShoqata „Dr. Martin Schneider – Jacoby“ ka ftuar të gjithë Ulqinakët që të shtunën, me 16 shtator, të përkrahin aksionin „Dita ndërkombëtare e pastrimit të brigjeve“.

„Po afrohet përfundimi i sezonit në Mal të Zi. Shumë mbeturina janë lënë dhe nëse nuk mblidhen shpejtë, do ti bashkëngjiten sasisë së madhe të mbeturinave të cilat tashmë notojnë nëpër detrat tona dhe kështu të përfundojnë në zinxhirin e ushqimit tonë“, thuhet në apel dhe shtohet që nevojitet ndihma e çdokujt.

„Merrni pjesë në aksionin vullnetar më të madh botëror për oqeanet tona. Tubimi bëhet tek Port Milena, në ora 9“, përfundohet në shpallje.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top