Apel i ekologëve: TË NDALOJMË EKSPLOATIMIN E RËRËS NGA GRYKA E BUNËS

Profesori i Universitetit të Podgoricës Janko Jankoviq thotë që praktikisht është mbyllur dega e djathtë e lumit Buna, që bënë real skenarin që Ada do të bëhet gadishull. “Kësaj i ka kontribuar eksploatimi i rërës në grykë. Shumë kompani, nuk e morën rërën në vendin ku ndahen degët, por në grykëderdhje, çka është më e thjeshtë”, thekson Jankoviq, i cili ka lindur në Ulqin.

I ngjashëm është mendimi dhe i ekologut më të njohur nga Ulqini, udhëheqësit të organizatës “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxha. Ai tha që me eksploatimin e pakontrolluar të rërës në tërësi anashkalohet procedura e caktuar mbi ndikimin në mjedis, si dhe respektimi i direktivave evropiane për ujëra, të habitatëve dhe zogjve, derisa njëkohësisht opinioni publik përjashtohet krejtësisht nga çdo lloj ndikimi në vendime të tilla. “Është i drejtë të supozohet që pasojat e ndjeshme do ti pësojnë qytetarët”, thekson ai.

Në studimin Parku regjional i deltës së Bunës, të cilin e punuan ekspertët gjerman,konstatohet që delta e lumit Buna është këneta më e rëndësishme natyrore në Mesdhe e cila karakterizohet nga kompleksi i shumëllojshëm i peizazheve unike dhe të kërcënuara natyrore, habitate dhe specie. “Nëse nuk mbrohet kjo hapësirë seriozisht do të kërcënohet statusi kushtetues i Malit të Zi dhe reputacioni i tij ndërkombëtarë si vend turistik dhe ekologjik”, thuhet në këtë dokument.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…