Thursday , October 1 2020
Lajmi i fundit

AQ: NË ULQIN I GJYKOHET ATYRE QË LUFTOJNË KUNDËR ANARKISË

“Edhe pse i përkasim radhës së demokracive të reja dhe të pazhvilluar, pa traditë demokratike, Mali i Zi tregon trend pozitiv në maturimin politik, megjithëse të thurur me mangësi serioze. Principet demokratike arrihen në mënyrë evolutive dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin që shoqëria malazeze mbas periudhës shumëvjeçare të tranzicionit akoma është në procesin e konsolidimit të demokracisë”, u vlerësua nga “Aleanca qytetare” (AQ) në lidhje me Ditën ndërkombëtare të demokracisë.

Siç thuhet në kumtesën e kësaj OJQ, Mali i Zi duhet të bëj edhe shumë çka. “Dobësia, varësia dhe pasiviteti i institucioneve të cilët nuk mund të sigurojnë sundimin e ligjit dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut pamundëson zhvillimin e kapaciteteve demokratike. E kjo nuk ndodh në shoqërinë në të cilën javën e kaluar në degën e organit për shkelje në Ulqin i gjykohet qytetarëve të cilët në mënyrë ligjore kanë luftuar kundër anarkisë, mungesës totale të principit të sundimit të ligjit dhe shkeljes së të drejtave themelore të njeriut. Shteti megjithatë vendosi: është e nevojshme që këtë kontribut të qytetarëve të shuhet, ndërsa të gjitha këto në interes të individëve”, theksojnë në Aleancën qytetare duke treguar në gjykimin e përfaqësuesve të MOGUL-it të cilët në qershor kanë protestuar kundër portës të vendosur ilegalisht në Adë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top