Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Arianit Koci: EMERGJENCA E ULQINIT

 

AriKorzos së Ulqinit te Pllazha e Vogël, apo “në Ranë” – si i thonë ulqinakët, po lëvizi ngadale me kerr.
Po e shoh një vajzë rreth 3 vjeçare, ty shetitë me babain i cili po e mban për dore.
Përnjëherë, vajza po rrezohet. Po e godet trotuarin me mjekër.

Uuuuu – po ofshaj, dhe po e ndali kerrin.

Shumë gjak në trotuar!

Prerje e thellë. Nofulla po duket si e ndarë përgjysmë!

Babai i zbehtë, e ka humbë vetën, e një i moshuar po flet diçka përçart.

Panikë.

Po ju them: hyni shpejt në kerr.

Rrugës për në emergjencë, po e therras një shok, mjek.

Ku je? – po e pyes.

Ooooo avokat, sa mirë që thirre. Moti nuk jemi dëgju.

Oooo bre – i thashë, një vajzë e vogël është rrëzu. Jam ty shku në emergjencë. A po vjen?

Jam në Podgoricë. Po shko ti se po e therras dikend.

As tung nuk i thashë.

Në emergjencë një vajzë e re, me uniformë të kuqe.

Eja shpejt – po thotë.

Po hyjme brenda. Vajza me uniformë të kuqe, po e kontrollon vajzën e lënduar.

Po i them: motër, a po e therret mjekun, se ka shumë gjakderdhje, mos të humbin kohë.

Po më kqyr “motra”, e po më thotë: ndoshta s’po ta mbushi synin, po une jam mjekja.

Po e kontrollon e po thotë: së paku 4 kopsa i duhet në mjekër.

A je kirurge? – po e pyes.

Jo.

A të shkojmë në Tivar te kirurgu, pasi që është vajzë, e mos po i mbetët shenjë.

Si të doni – po më thotē, dhe po vazhdon:
Natyrisht, kirugu është më i mirë se une. Une jam specializante. Por, kjo është punë relativisht e lehtë edhe për specializantin.

Doktoreshe, çka kishe bërë ti, me qenë vajza e jote? – po e pyes.

Nuk kam fëmijë. Por, nuk kisha shku në Tivar, se nuk ka nevojë.

Ok. Nisja pra – po i them.

U bo boss – po ma kthen mjekja me buzëqeshje me elemente të ironisë.
E morre emergjencën në kontrollë.

Tek në atë moment e vëretja që është sharmante, shumë serioze – zonjë e vërtetë.

Si e ka emrin vajza? – po pyet mjekja

Nuk e di – po ja kthej.

Si nuk e din? A nuk është vajza e jote a?

Jo – po i them. Qe ku e ka babën.

E pse pra ai nuk po flet?

Nuk di unë sen – po ja kthen baba i vajzës.
Avokati po flet boll mirë!

Krejt jashtë prej sallës, përveç babës.

Ai duhet me qenë afër vajzës, se ndihet më e sigurt. – po thotë mjekja.

Po dal, e baba po më vjen pas: avokat, a po rrin bre ti deri sa ta kepin, se une fort trishtohna…

Ndejta.

Mjekja ishte shumë e mirë.

U mundova me e mbajtë atmosferën dhe me ja ndreqe disponimin vajzës së vogël. I tregova për qen e maca.

E veta ku jeton? Nuk diti me më tregu.
E vogēl…

Baba i saj, mē vonë më tregoj që janë prej fshatit Batllavë.

Një motër e vjetër, gjatë qepjes po më thotē: aaa bre avokat, strujë koke…

Doktoresha e kreu punën me profesionalizëm dhe më respektoi shumë.
Në fakt, krejt personeli u mobilizuan.

Më vonë po më thërret mjeku, miku që e thirra në fillim.
A ēshtë mirë Adea? – po më pyet.

O jo bre. Nuk është rrëzu Adea, po një vajzë e vogēl që nuk e njoh. Po jam në roaming, e mos ta zgjasim. Shihemi më vonë e të tregoj – po i them.

Sidoqoftë, u vonova për takim në Kotor.

Përndyshe, zemra mal po më bëhet kur po e shoh rininë shqiptare në Ulqin, të shkolluar dhe në pozita të mira në shoqëri.

(Arianit Koci është avokat i njohur në Kosovë dhe posedon shtëpi në Ulqin)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top