Wednesday , September 19 2018
Lajmi i fundit

Arianit Koci: PËR MARTESË TË DUHEN 20 TRUPA ULLINJ!

Arianiti1.
Ulliri, druri i cili më së shumti më pëlqen, përmendet shumë shpesh në Bibēl.
Te krishterët është druri më i rëndësishēm, simbol i paqës, dhe provë e kujdesit të Zotit ndaj njerëzve.
Mojsiu, udhëheqësi i popullit izraelit dhe krijuesi i fesë së tyre, i ka liruar prej obligimit për të luftuar, meshkujt që kanë kultivuar ullinj.
Dru jashtëzakonisht i fort, ulliri është simbol i forcës dhe besnikërisë.
Homeri e ka quajtur flori i lëngshëm, ndērsa Hipokrati e ka përdorur për kurimin e mbi 60 sëmundjeve.

2.
Në Ulqin dhe Tivar, në fillim të shekullit XX ka qenë një rregull:
Nuk i lejohet një burri të martohet, nëse nuk i posedon 20 trupa ullinj.
Kush nuk i ka pasur, e ka dashur të martohet, është obliguar t’i mbjellë.
Është menduar, me plot të drejtë, se me 20 rrënjë ullinj, mund ta sigurosh egzistencës e familjes.
Për më tepër, edhe Skënderbeu, legjenda thotë, e ka çmuar shumë këtë dru, dhe vazhdimisht e ka promovuar kultivimin e tij.

3.
Këtë vit, vaji i ullirit, në Ulqin dhe rrethinë, sidomos Krruç dhe Kryth, e ka një kualitet të jashtëzakonshëm.
Nuk mbahet në mend që 30 vite, që vaji të jetë aq i mirë.
Siç po e shihni, ngjyrën e ka të arit.

4.
Çdo verë, aq sa kam kohë, mësoj për kultivimin e këtij druri të shenjtë.
Gjatë viteve kam kuptuar që rrallë ndodh, që ky dru të thahet.
Madje në Ulqin, për ullirin thuhet se është si nëna: sa herë i kthehesh, të pranon.
Vërtetë është ashtu. Disa trupa të ullirit, para disa vitesh i kam gjetë thuaja të thara.
I kam pastruar dhe plehërosur.
Prerja e disa degëve të mëdhaja, ka qenë e pashmangshme.
Rezultati nuk mungoi.
Këtë vit, “trupat e thatë”, kanë “lindë”, jashtëzakonisht shumë fryte.

P.s.
Në foto është vaji dhe ulliri – fryt i punës dhe kujdesit tim.
Përndryshe, gjithmonë për mua ka mbetur mister, sa gra i kanë marrë ata që i kanë pasur ta zëmë 200 rrënzë (rrënjë) ullinj – si i thonë në Ulqin… :)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top