Në hapësirat e Qendrës për kulturë, ndihmëse drejtoresha e Arkivit shtetëror Mirjana Kapisoda ka hapur ekspozitën e fotografive “Termenti në Ulqin me 15 prill 1979”.
Autorja e kësaj ekspozite, drejtoresha e Degës së arkivit në Ulqin Lilana Bulatoviq, tha që qytetarët e Ulqinit ato ditë kanë treguar solidaritet dhe përkushtim të madh duke theksuar që në atë ngjarje kanë vdekur 32 persona.
Në këtë manifestim ka folur dhe drejtori i Qendrës për kulturë Nail Draga, ndërsa të pranishmit kishin mundësi të shohin video material të shkurtër të cilin një ditë pas termetit e incizoi Jusuf Lika, si dhe shumë fotografi dhe artikuj nga gazetat e atëhershme.