Monday , December 16 2019
Lajmi i fundit

Arlinda Sukaliq: A JANË MË TË VËRTETË MËSUESIT EDHE ARMIQ TË PRINDËRVE?

Nxenesit, UceniciNë një bisedë të rëndomtë dy nëna që po merrnin fëmijët e tyre nga kopshti zhvillojnë bisedë rreth fëmijëve të tyre se si ato ndjekin kopshti dhe si këtë vit do të shkruhen në klasën e parë. Ndërkohë njërës nënë i del fëmija dhe ajo i drejtohet atij: zemra mamit dole, eja te mami t’i lidh mami lidhëset e këpucëve. I drejtohet nënës tjetër me krenari: a dini ju zonjë se djali im ky pikërisht, ky që po ia lidh lidhësen, eja zemër vazhdon ajo ta lidh dhe këpucën e tjetër, që tani vazhdona ajo di të shkruaj dhe të lexoj. A nuk është një mrekulli?

Unë i kam lexuar me dhjetëra e qindra përralla deri tani me ilustrime, dhe kam menduar që ta anëtarësoj në ndonjë kurs të gjuhëve të huaja së shpejti. Zemër, vazhdon nëna, eja këtu ta vishi dhe pallton, ma jep një dorë opaa, ja dhe tjetrën shumë mire, prita sa ta mbërthej…

Duke mos folur asgjë nëna tjetër, nëna llafazane vazhdon bisedën e saj me lëvdata të shumta duke mos ditur se vet ato veprime ta saja paraqesin një foto tipike të një prindëri të papërgjegjshëm i cili e ka mësuar fëmijën të jetë i varur nga prindëri në çdo veprim të tij.

Si tu spjegosh prindërve e të mos zemrohen që fëmijës para se të hyj në klasë nuk është e nevojshme t’i mësohet lexim i e as shkrimi, sepse për këtë arsye ata shkojnë në shkollë, pra për t’i mësuar këto gjëra. Se më të nevojshëm janë t’i mësohen të zotëroj shkathtësitë e shprehitë elementare jetësore si: lidhja vetë e këpucëve, të vishet e të zhvishet vet,të mbaj drejtë lapsin, vetë t’i përgatisë gjërat e veta personale për shkollë etj. Të gjitha këto gjëra mundohen t’ua mësojnë edukatoret në kopshte fëmijëve. E them “mundohen” sepse shumë prindër shpesh herë e nënvlerësojnë punën dhe përpjekjet e tyre .

C’FARË I ZEMËRON MËSUESIT?
Kur fëmijët fillojnë të ndjekin klasën e parë ,mësuesit shpesh herë hidhërohen për gjëra të vogla.Disa fëmijë nuk dinë vetë të veshin pallton ose t’a heqin ate, nuk dinë për çka u shërben çanta qe kanë në krahë, dhe as çka ka brenda. Ka nga ata fëmijë që mbajnë lapsin në dorë vetëm për të pickuar shokun, ose nxënës që gjatë gjithë kohës bënë zhgarravina dhe ato vazhdimisht i fshin. Të mos flasim për orientimin e të shkruarit në fletore sepse asnjëri s’e ka, njëri shkruan prapsh, tjetri në anën e gabuar, tjetri kalon fletën ose faqen. Në situata të tilla kur mësuesja afrohet që ta përmirësoj ose ndihmoj nxënësin situata acarohet, vjen deri të mosmarrëveshja, nxënësi bëhet konfuz, zemërohet duke iu drejtuar mësues me fjalë të tipit: jo nuk është ashtu si thua ti, mami ma ka mësuar kështu… Shtrohet pyetja si t’iu shpjegohet prindërve qe mos të luajnë rolin e mësuesit të paktën në fillimet e para të nxënësit në shkollë? Dhe, a janë me të vërtet mësuesit armiqtë e prindërve? Nuk besoj sepse mësuesi i cili në situate në një aktivitet jashtë shkollor ku gjendet më se 20 fëmijë jashtë shkolle i cili duhet t’i vesh, t’i gjej ushqimet nëpër çanta, t’i veshmbath, t’i argëtoj, t’i mësoj, t’i udhëheq dhe të ruaj jetën e tyre si të fëmijës se tyre nuk besoj se është armik po mik besnik.

Të dashur prindër, si institucionet parashkollore si mësimdhënësit kemi një qellim: ta zbukurojmë jetën e këtyre vogëlushëve, tu mësojmë në mënyrë sa më të lehtë e me adekuate shprehitë, e shkathtësitë jetësore, ti ndihmojmë të rritën si njerëz që do dinë të respektojnë tjetrin nesër. Fëmijët janë pasuria më e madhe në botë, shpresojmë që prindërit një ditë ta kuptojnë dhe të binden që mësuesit janë udhërrëfyesit e tyre më të mirë të fëmijëve të tyre, e jo armiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top