Thursday , November 23 2017
Lajmi i fundit

Art club: ALI GJEÇBRITAJ VJEN ME NJË VËLLIM POETIK PËR FËMIJË

Kopshti i xixellonjaveShoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka botuar këto ditë librin “Kopshti i xixëllonjave” të autorit Ali Gjeçbritaj. Pas përmbledhjeve të poezive për të rritur, monografisë për arsimin shqip në Krajë, librave me karakter publicistik etj., Ali Gjeçbritaj vjen me vëllimin e tij të parë poetik për fëmijë.

Libri përbëhet nga 74 faqe dhe në të janë përfshirë 53 poezi për fëmijë, të ndara në pesë cikle. Poezitë trajtojnë tema të ndryshme, të cilat janë zgjedhur me kujdes, ku spikasin shkolla, dëshirat fëmijërore, natyra me bukuritë e saj, kafshët, vendlindja etj., të përshtatshme për fëmijët, ndërsa gjuha e thjeshtë bën që ato të kuptohen lehtë nga lexuesit e vegjël.

Redaktore dhe lektore e librit është Ardita Rama, recensente Arlinda Sukaliqi, kurse redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është botuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë.

Ali Gjeçbritaj ka lindur në Arbnesh të Krajës, më 1953. Krahas punës në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri merret dhe me krijimtari letrare dhe publicistikë. Shkruan dhe krijon kryesisht poezi, tregime, vështrime dhe shkrime publicistike. Bashkëpunon me të gjitha mjetet e informimit publik në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Shkrimet e tij i hasim edhe në revista e gazeta jashtë Malit të Zi. Deri tash ka botuar këto libra: “Motet” (përmbledhje me poezi), “Gjurmët e moteve” (publicistikë), “Informatori” (publicistikë), “Shkolla në Krajë 1929-2009” (monografi), “Nata me hënë” (poezi) dhe vëllimin poetik “Botë mashtrimi”.

Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani rreth 120 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.    

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top