Wednesday , July 26 2017
Lajmi i fundit

Art Club: BOTOHET PËRMBLEDHJA E POEZI E IBRAHIM BERJASHIT

Kungulli ziliqarNë kuadër të edicionit botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, këto ditë doli nga shtypi vëllimi më i ri poetik “Kungulli ziliqar” i poetit dhe shkrimtarit Ibrahim Berjashi.

Libri është i mbarështruar në pesë cikle, të cilët ndërtojnë një terësi sublime artistike dhe estetike. Vëllimi është ndërtuar me ninulla me motive dhe porosi universale, por hetohen reflektimet krijuese nga ambienti i vendlindjes, e sidomos ninulla nga jeta e përditshme në bregdet. Sikundër në veprat tjera për fëmijë, edhe këtu vargjet përshkohen nga një ndjenjë e hollë humori dhe aventurat e personazheve të ninullave.

Ibrahim Berjashi është ndër autorët e pakët te shqiptarët në Malin e Zi që tash një gjysmë shekulli merret me poezinë për të vegjëlit, por shkruan edhe prozë. Në këtë hark kohor ka botuar shtatë vepra në poezi e prozë për fëmijë.

Redaktor  i librit është Ismet Kallaba, ndërsa përgatitjen teknike dhe artistike e ka bërë Gazmend Çitaku.

Libri është botuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën “Press Studio” në Ulqin.

Ibrahim Berjashi ka botuar deri më tash këto libra: “Lule prej guri”, “E tej malësi e det”, “Veloret e bardha”, “Lundra e humbur”, “Orët e vetmisë”, “Floçka e liqenit”, “Dritaren lëre hapur” (Antologji e poezisë shqipe – bashkautor), “Ora e Rumisë”, “Gati u harruem” dhe përzgjedhjen e tregimeve për fëmijë “Sirena e liqenit”. Përmbledhja me poezi për fëmijë “Kungulli ziliqar” është libri i tij i njëmbëdhjetë.

Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani mbi 110 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top