Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

Artan Osmani: TRAGJIKOMEDIA E ULQINIT – FËTYRA E VËRTET E KËSAJ POLITIKE

 

artan-osmanovicSituata në komunën e Ulqinit po vazhdon që vite me radhë me skena teatrale, me zhanër pak tragjik e pak komik.

Por definitivisht, ngjarjet e kohëve të fundit, rreth emërimeve të qytetarit të nderit dhe Kalldramit, i përkasin zhanërit komik.

Kryetari propozon, ish kryetari pjesërisht e mbështet propozimin, kryetari kuvendit akoma në mendime, kurse kolegu i tij nga radhët e PDS-ës, vazhdon të ketë alergji ndaj shqiptarëve, dhe pastaj vjen lajmi tjetër që tregon se prap prej fillimit duhet të shqyrtohet, se kush do jetë kontribuesi i çmueshëm që do e fitojë këtë çmim kaq të rëndësishëm për elitën e politikës tonë, sepse u harrua të pyetet PDS-ja qendrore!?

Vitin e kaluar e fitojë këtë çmim, kryeministri z. Rama i Partisë socialiste, këtë vitë me shum gjasa z. Nishani i Partisë demokratike, kurse vitin tjetër, sipas të gjitha parashikimeve, kontribuesi më i çmuari qytetit tonë,do jetë, kryetari i Lëvizjes socialiste për integrime (LSI), z. Ilir Meta?

A mund ta dijmë, se çka kontribuan të lartëpërmendurit më shumë se bashkëvendasit tonë të shumtë në mergim, që pritën dhe punësuan shum të rinjë, qe ikën pikërisht nga politika e juaj demode?

Nuk do habitësha nga ju, edhe nëse një ditë do fajësoni Konzulatën e Amerikës, për përqindjen e lartë të migrimit të rinisë tonë, sepse po lëshon shum viza,vitet e fundit J

Gjithashtu, kemi edhe bashkëvendas intelektual, që me veprat dhe punën e tyre, lane gjurmë të thella në këtë qytet, dhe askush të kujtohet nga elita politike ta çmojë punën e tyre, dhe të paktën me këtë çmim, të cilin fatkeqësisht po e keqëpërdorin, dhe me anë të cilës po mundohen të ja largojnë rinis vëmendjen nga humnera të cilën e krijuan vet dhe po e thellojnë çdo ditë më shumë e më shumë.

Gjithë kjo bujë rreth emërimit të qytetarit të nderit, ceremoni njëditore, ku përfitues nuk është kërkush, e më së paku rinia e Ulqinit, tregon fëtyrën e vërtet dhe kapacitetin real të kësaj politike.

Mungesa e kulturës politike dhe premtimet e parealizueshme, do ta humbin të ardhmën e vendit e që në këtë rast është rinia. E, kur të mos ketë më rini, ky vend nuk do jetë gjë tjetër pos një kosh plehrash i mbushur me kopracë dhe argatë politikë.

 

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top