ASH: PO PËRGATITEMI INTENSIVISHT PËR ZGJEDHJET LOKALE NË ULQIN

Nik GjeloshajAlternativa shqiptare (ASH) ka njoftuar se po bënë „përgatitjet intensive për zgjedhjet lokale të cilët do të mbahen në Ulqin me 4 shkurt“.

„Mbas hapjes së zyrës atje, kemi formuar Grupin Koordinues, që në bashkëpunim me strukturat qendrore të ASH, është duke punuar për prezantimin tonë dinjitoz në këto zgjedhje“, thonë nga ASH

Nga kjo parti thonë se janë të hapur për bashkëpunim parazgjedhor me subjektet nacionale.

Përndryshe, ASH në zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi së bashku me Forcën e re demokratike dhe Unionin Demokratik të Shqiptare, ishte pjesë e koalicionit „Shqiptarët të vendosur“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…