Për shkak të numrit të madh të rasteve të reja në Ulqin do të urdhërohet ndalimi i punës së lokaleve dhe restoranteve, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.
Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik, si dhe laboratorët tjera publike dhe private të mërkurën diagnostikuan 15 raste të reja të koronavirusit në këtë komunë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Ulqin tani është 252.