Atlas grupi: NE VETËM E TRASHËGUAM “RASTIN K1”

Atlas grupa, Atlas grupiNga „Atlas grupi“ deklaruan për televizionin „Vijesti“ se ato „rastin K1“ vetëm e trashëguan nga Rekreaturs a.d. Budva, kur e blenë atë ndërmarrje në bursë.

Por, gjatë vizitës së kryetarit të Këshillit drejtues të këtij grupi Mihaillo Banjeviq në fillim të shkurtit të vitit të kaluar është thënë që kjo lëndë gjyqësore e cila zhvillohet tash 30 vite është rritur në 10,5 milion euro. Rekreatursi nga komuna e Ulqinit para kësaj ka kërkuar gjashtë milion euro si dëmshpërblim për vendbanimin e prishur me apartamente të pjesëtarëve të sindikatës së Kosovës në Plazhin e madh.

Portali Ul-info mëson që me kërkesë të prokurorit mund të shtyhet gjykimi i cili është caktuar për nesër, më 10 korrik, në Gjykatën ekonomike në Podgoricë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…