Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

Atraksion në Ulqin: GJYSMËNËNDETSJA PËR SHIKIM TURISTIK TË NËNDETIT

Podmornica 2Ulqini këtë verë e plotësoi ofertën e vet turistike. Nga e shtuna në molen e qytetit u ankorua gjysmënëndetsja, e cila do të shërbejë për shikim turistik të nëndetit.

Bëhet fjalë për mjet lundrues interesant, me gjatësi 10 dhe gjerësi 3 metra. Një pjesë e tij është nën ujë në thellësi prej 1,8 metër, ndërsa në te janë nga katër dritare në të dy anët. Kapaciteti është 14 udhëtarë.

Gjysmënëndetsja është në pronësi të kapedanit Mehdi – Medo Karamanagës, i cili tha se nga e hëna, me 1 korrik, ajo do të ketë funksion komercial.

„Turistët tanë do të kenë mundësi të shijojnë bukuritë e nëndetit magjik të Ulqinit. Kjo është një eksperiencë unike dhe atraksion i veçantë për tërë familjen, e më së shumti për fëmijët“, shtoi Karamanaga, i cili me dekada lundron në anijet e kompanive të huaja me renome botëror.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top